Kanë nisur të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë në DigitAlb Kupën e Kosovës nga ora 12:30. Tashmë janë mbyllur 45 minutat e parë të pjesës së parë.
Ndeshja kryesore është duke u zhvilluar në Suharekë, me ç’rast po përballen Ballkani dhe Drita, ku mysafirët nga Gjilani, FC Drita është në epërsi me anë të golit nga penalltia të Fidan Gërbeshit.
Rezultatet pas 45 minutave të para:
Ballkani – Drita 0-1
Feronikeli – Llapi 0-0
Malisheva – Gjilani 0-0
Flamurtari – Vushtrria 0-1
Minatori – Prishtina 0-1
Dardana – Vllaznia 0-0
2 Korriku – Istogu 1-0
Dukagjini – Besa 2-0
Vëllaznimi – Ferizaj 0-0
Arbëria – Onix 0-0
Vitia – Ramiz Sadiku 3-0
Ulpiana – Liria 0-0
Dardanët – Trepça ‘89 0-0
Drenica – Fushë Kosova 2-0
Trepça – Drenasi 1-0
A&N – KEK-u 0-1