Të gjithë ëndërrojmë një trup pa kilogram të tepruar, pa dhjam dhe të tonifikuar. Për të gjitha këto nevojitet një regjim i detajuar, ushqim i kujdesshëm dhe aktivitet fizik.
Sekreti qëndron te shtimi i vakteve të ushqyerjes, te gatimi me pak yndyrë, te kufizimi i pijeve me gaz dhe të ëmblave. Kjo ju lejon të humbisni deri në 12 kg në muaj, sepse është shumë e lehtë.
Ju prezantojmë variantin e shëndetshëm:
E hënë
Kafjalli: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Paraditja: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë dhe perime të pagatuara;
Darka: – e njëjtë si mëngjesi;
Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur.
E martë
Kafjalli: një vezë e zier butë, një filxhan lëng molle;
Paraditja: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë e gjelbër.
Darka: 200 gramë peshk të zier, një vezë shumë e zier, sallatë e gjelbër, bizele e gjelbër.
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, bukë të thekur.
E mërkurë
Kafjalli: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Paraditja: 100 gramë djathë të payndyrshëm;
Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me salce të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe sallatë të gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur.
E enjte
Kafjalli: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas;
Paraditja: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur.
E premte
Kafjalli: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Paraditja: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur.
E shtunë
Kafjalli: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Paraditja: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara.
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta.
E diel
Kafjalli: një banane, një grusht rrush të thatë;
Paraditja: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe sallatë të gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë.