(2L ONLINE) – Diçka po zihet! Dhe, nuk bëhet fjalë për ndonjë gjellë, por për diçka që ka të bëjë me skenën politike të Gjilanit. Akterët që po i shohim bashkë në këtë foto, duke bashkëbiseduar, janë Lutfi Haziri i LDK-së, kryetar komune dhe kryetar i Degës së LDK-së, dhe Sabedin Kadriu, nënkryetar i PDK-së së Gjilanit.
Kadriu i PDK-së kishte marrë pjesë në një aktivitet të komunës që ka bërë shpërndarjen e atomizerëve për spërkatjen e pemëve, për bujq të Gjilanit. gjëra këto që ndodhin vetëm në raste të veçanta kur opozita është pjesë e një aktiviteti të tillë të pozitës. Objektivi i aparatit ka kapur këtë foto interesante pasi nxit dilema, nxit pyetje që duan përgjigje se për çfarë flasin një LDK-ist dhe një PDK-ist të Gjilanit, njëri pozitë, e tjetri opozitë.
Për më tepër, burimet e Portalit 2L ONLINE, konfirmojnë se Haziri e Kadriu e kanë vazhduar bashkëbisedën e tyre edhe duke drekuar së bashku. Kuptohet është folur për politikë, pra diçka po zihet në skenën politike. edhe ashtu “të vdekur” të Gjilanit.
A do të ndërrojë skena politike në Gjilan kur janë në pyetje koalicionet e ku do të mund të shohim edhe një “martesë’ PDK–LDK, kësaj here në Gjilan, sikurse që ndodhi në nivelin qendror, apo ndoshta ka diç tjetër?!
Nuk i dihet, Kadriu i PDK-së ka qenë kandidat për deputet, por nuk ia doli. A mos ndoshta do të përafrohet me LDK?! Mbetet të shihet në ditët në vijim. Krejt varet se sa ju ka pëlqye dreka e përbashkët pas të cilës mund të vije një koalicion i ri apo një aderim nga PDK në LDK! Burimet tona brenda LDK-së nuk e përjashtojnë asnjërën mundësi! /2L ONLINE/