Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh ende për gjykatat, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e Asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kësisoj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme.
Sipas gazetes Tribuna, Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja që t`i takojë kryeministrat para zgjedhjeve në Serbi, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
Kjo ka ndodhur pavarësisht insistimit të Brukselit që gjithsesi të organizohet edhe një takim për të arritur tri pajtime, pa të cilat, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është i pamundshëm.
Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh ende për gjykatat, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna (serb v.j.)”, si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e Asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kësisoj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se ekipi i ndërmjetësues Ashton do të provojë që një takim të radhës ta aranzhojë fill pas zgjedhjeve në Serbi, qysh në javën e parë pas 16 marsit, por në një situatë kur Beogradi nuk e ka të emëruar qeverinë e re, vështirë se do të mund të mbahet takimi.