Mbrëmë pas mesnate persona ende të paidentifikuar dhunuan lokalet e RTV Mitrovica, me ç’rast, me mjete të forta, thyen dyer e orendi dhe vodhën kamerat dhe pajisje tjera të televizionit.
” Këto pajisje mund të përdoren vetëm nga televizionet, radiot dhe produksionet profesionale andaj luten kolegët nga televizionet dhe radiot tjera në Kosovë dhe jashtë saj që në rast se joshën për të blerë këto pajisje nga hajnat që i vodhën ato të lajmërojnë RTV Mitrovica apo policinë”, thuhet në njoftimin publik të këtij televizioni.