Rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Ambasadës sonë në Wien ishte temë kryesore e takimit në mes të Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi dhe Ambasadorit tonë në Austri, Lulzim Pllana.
Me këtë rast Pllana e njoftoi, Krasniqi me punën e Ambasadës dhe kontributin që është duke e dhënë në lidhjen e bizneseve që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, por edhe ata që janë të interesuar të eksportojnë produkte në Austri.
Poashtu u diskutua edhe shqyrtimi i mundësive për organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta në mes të DHTIK-së dhe Ambasadës. /2LONLINE/