Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të shtatë të Punës ku u prezantuan aktivitetet, të arriturat dhe raporti financiar i DHTIK për vitin 2022, me ç’rast u miratuan edhe Plani i Punës dhe Buxheti për vitin 2023.
Kryetari i Bordit të DHTIK, Skënder Krasniqi, falënderoi bizneset për praninë e tyre duke i njoftuar se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, falë bashkëpunimit të ndërsjelltë me bizneset ka arritur që të jetë Dhoma më kredibile dhe zëri më i fuqishëm i përfaqësimit të interesave të tyre.
Kryetari Krasniqi përgjatë fjalimit të tij hyrës theksoi se gjatë viteve të kaluara bizneset u goditën fillimisht nga pandemia e pastaj edhe nga lufta në Ukrainë, gjë që vështirësojë jashtëzakonisht shumë gjendjen e bizneseve.
Njëkohësisht Krasniqi, listojë edhe disa nga ligjet në të cilat DHTIK ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut si dhe prioritet e Dhomës së Tregtisë për lehtësimin e punës së bizneseve në vend.
Kryetari i Kuvendit të Punës dhe njëkohësisht Arkatari i DHTIK Hamdi Malushaj, theksoi se si përfaqësues të bizneseve duhet të invstojmë sa më tepër në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim që në këtë formë të delegojmë dhe zgjidhim të gjitha problemet tona biznesore përmes presionit të vazhdueshëm tek institucionet e vendit, në mesin e të cilave përmendi me theks të veçantë Ligjin e Punës dhe Ligjin për Festat Zyrtare.
Gjatë këtij Kuvendi të Rregullt të Punës së DHTIK, Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Zana Beqiri prezantojë disa nga aktivitetet, të arriturat, raportin financiar dhe planifikimet për vitin 2023.
Sekretari i DHTIK, Shyqiri Bytyqi përgjatë prezantimit të paqyrave financiare dhe planifikimit të buxhetit për vitin 2023, ka thënë se vetëm duke fuqizuar Dhomën e Tregtisë dhe duke qenë konsistent në kërkesat tona mund të ndërtojmë një ambient më cilësor për të bërit biznes në vend.
Në këtë Kuvend të Rregullt të Punës të gjithë përfaqësuesit e bizneseve prezente patën mundësinë të marrin pjesë në diskutimin e hapur të zhvilluar lidhur me problematikat aktuale të bizneseve në vend dhe disa prej tyre treguan para të pranishmëve çështjet individuale të zgjidhura nga Dhoma e Tregtisë.
Po ashtu gjatë këtij Kuvendi të Rregullt të Punës nga anëtarët prezent të Dhomës së Tregtisë është bërë aprovimi i Raportit të Punës dhe Pasqyrave Financiare për vitin 2022, gjithashtu u aprovua edhe Plani i Punës për vitin 2023.
Në fund të takimit të zhvilluar me bizneset anëtare u organizua një koktej rasti dhe darkë e përbashkët me të pranishmit një shenjë falënderimi. /2LONLINE/