Me qëllim të përmirësimit të pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës, me target kryesor
gratë e margjinalizuara për të përfituar nga mundësitë e ngritjes së kapaciteteve, Dhoma e Tregtisë
dhe Industrisë- Kosovë ishte pjesëmarrëse në paraqitjen e rezultateve të projektit “Mundësitë e
përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, i cili implementohet nga Kosova Women for
Women.
Nga rezultatet e paraqitura në kuadër të këtij projekti rezultoi se vetëm 15.9% të grave janë të
punësuara përderisa burrat të cilët kanë krijuar një marrëdhënie pune tashmë ishin në përqindje
42.8, e një nga arsyjet kryesore pse përqindja e grave të punësuara është kaq e vogël rezultoi të
jetë pamundësia për të gjetur një punë të përshtatshme.
Njëkohësisht gjatë kësaj ceremonie u prezantuan objektivat të cilat pritet të arrihen brenda
periudhës tre vjeçare gjatë implementimit të Fazës së II-të të këtij projekti, i cili ka për qëllim të
ofrojë trajnime dhe mundësi për të ndihmuar gratë të zhvillojnë aftësi të reja, të fillojnë biznese
ose të gjejnë një punë të qëndrueshme.
Ndërsa, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Kosova Women For Women, DhTIK ofroi
përkrahjen e saj të pakontestueshme për të fuqizuar gruan në shoqëri duke lënë të hapur mundësinë
për bashkëpunim në të ardhmën. /2LONLINE/