Ka përfunduar java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll. Në krye të listës së golashënuesve tanimë janë dy futbollistë me nga tre gola.
Fjala është për Ardian Mujën e Trepçës ’89 dhe Tomislav Busic e Gjilanit.
Ndërkohë me nga dy gola janë lojtarët tjerë si Jasmin Raboshta, Blendi Baftiu, Harmon, Betim Haxhimusa, Kastriot Rexha, Xhevdet Shabani e Enis Zabërgja.