Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, do të nisë nga data 3 deri më 12 shkurt.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se certifikimi i partive politike fillon nga data 8 janar dhe përfundon më 21 janar.
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. /2LONLINE.com/