Arta Haziri – Nuhiu e Ibish Ibishi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë thënë se sot, në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, me votë unanime kaloi propozimi i Grupit të Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për ndarjen edhe të dhjetë bursave shtesë për studentë për vitin akademik 2017/2018.
“Inkurajojmë Komisionin komunal që në afat të shkurtë kohore, ta bëjë përzgjedhjen edhe të dhjetë studentëve më të mirë, dhe t’ia bashkangjes listës finale të studentëve përfitues, dhe raportin final ta paraqes pran organeve të komunës dhe të bëhet publike”, ka thënë Arta Haziri – Nuhiu.