Dhe Shqiponjat vazhdojnë fluturimin mbi atdheun kuq të gjakosur!
/xhelil ARIFI/
Edhe atëherë më flisnin shqip
E më godisnin, për hatërin e robëruesit tim
Dhe më akuzonin se do ua prishja vëllazërimin
E atë që kurrën e kurrës se kisha vëlla
Edhe bashkimin, që ma ngjitën
Duke shkelë mbi plagën e Tivarit
E akoma më flasin shqip
E më gjakosin, për kalin e Trojes
Dhe nuk u bahet vonë
Që ky gjak
ashtë gjak Gjergj Kastrioti
Dhe i atyre Skenderbejëve të kohëve tona
Hamzë e Adem Jasharëve
Testament dhe amanet
Që shenjtëruan me Gjakun e tyre
Dhe na e lanë të tillë
Vazhdimësi përpjekjesh
Të nji hitorie
Shqiponjash
që fluturojnë akoma mbi atëdheun e mbuluar me gjak
E gjaku nuk ashtë ujë!
/E SHKRUAR NJI DITË PAS 27 JANARIT!/