Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht Njësia e Zjarrëfikësve në Viti, kanë filluar sot një aksion për dezinfektimin e rrugëve, trotuareve dhe oborreve të institucioneve, si masë parandaluese e përhapjes së virusit Cov19.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, tha se dezinfektimi i rrugëve e trotuareve do të vazhdoj edhe më tej. Ndërsa udhëheqësi i Njësisë së Zjarrëfikësve Hetem Jakupi, u shpreh se përkundër stafit të reduktuar të punëtorëve, megjithatë po arrijmë që të intervenojm në dezinfektimin e këtyre hapsirave dhe se do vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar edhe më tutje.
Dezinfektimi është bërë sot në oborrin dhe hapsirat publike të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare, Stacionit të Policisë, Sheshit të Qytetit, Administratës komunale etj.