Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka vazhduar me dezinfektimin e institucioneve të komunës së Vitisë, më konkretisht objekteve shkollore të kësaj komune.
Aksioni i dezinfektimit do të vazhdojë edhe më tej, ndonëse edhe nga drejtoria e Arsimit është bërë e ditur se shkollat në komunën e Vitisë janë teknikisht të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor. /2LONLINE.com/