DYLON

Komuna e Vitisë dhe IADK kanë shpërndarë serra me sistem të ujitjes dhe fidane

Komuna e Vitisë dhe IADK kanë shpërndarë serra me sistem të ujitjes dhe fidane
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK, sot në Viti, janë shpërndarë serrat së bashku me sistemin e ujitjes dhe fidanë për 9 fermerë, përfitues të këtij projekti të përbashkët.

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti Arlinda Sahiti, ka theksuar se këto serra me sistem të ujitjes janë në kuadër të bashkëpunimit të komunës me IADK-në konkretisht të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës dhe janë bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania.  /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.