Ndeshja derbi e xhiiros së 18-të në Supërligën e Kosovës e para për stinorin pranverorë do të jetë në Gjilan, pasi takohen dy rivalët e vjetër lokal Drita dhe Gjilani.
Interesimi për këtë ndeshje tashmë ka pushtuar qytetin e Gjilanit dhe të gjithë e kanë mendjen të kryendeshja.
Për shkak të Ditës së Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurtin, ndeshja do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.
Kjo përballje do të udhëhiqet nga gjyqtari kryesor nga Prishtina, Besfort Kasumi. Ndihmësit e tij në këtë duel janë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, kurse Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtarë i katërt.
Në këtë sfidë kampioni i Kosovës, Drita do të jetë nikoqir dhe Kf.Gjilani do të jetë mysafirë. Rrjedhimisht, tifozët e Dritës ‘Intelektualët’ do të lokalizohen në tribinën e madhe, ndërsa ‘Skifterat’ e Gjilanit pozicionohen në tribinën e vogël.
Ndeshja do të kontrollohet nga numër i madh i forcave të rendit dhe policisë së Kosovës, ndërsa pritet të shënoj sërish rekord shikuesish.
Jo vetëm rivaliteti në fushë dhe pozita tabelare janë të rëndësishme në këtë takim, pasi atmosfera dhe zjarri në tribina janë bukuria e këtij derbi lokal.
Aktualisht, Gjilani është në pozitën e katërt me 27 pikë, tri më shumë se Drita që është në pozitën e gjashtë me 23 pikë.
Në kampionat Drita dhe Gjilani janë takuar 26 herë, secila skuadër ka nga 9 fitore dhe 8 ndeshje kanë përfunduar me barazim.