Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme nuk arriti të zgjedh kandidatin për Avokat të Popullit, duke shpallur kështu konkursin e ri për këtë pozitë. Nga 91 deputetë të cilët votuan, asnjëri nga dy kandidatët nuk ka arritur që t’i sigurojë 61 votat e kërkuar, për tu zgjedhur në këtë pozitë.
Në garë ishin Hilmi Jashari dhe Gjuljeta Mushkolaj. I pari kandidat siguroi 49 vota, për dallim nga Gjuljeta Mushkolajt e cila kishte siguruar 39 vota.