Dështimi shumëmilionësh i shkollës së bujqësisë, i financuar nga danezët, është skandali më i madh i dy mandateve të fundit të kryetarit aktual. Para 5 vjetësh, shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”, i ishin shtuar 200 nxënës nga shkolla e mesme e agrobiznesit “Arbëria”. Në atë kohë, drejtoresha nga radhët e LDK-së, thoshte se kjo u bë për shkak të sigurisë së nxënësve dhe do të bëhej përkohësisht kjo zhvendosje. Jemi në vitin 2021 dhe qeverisja komunale e la shkretë shkollën milionëshe. Pse nuk kishte siguri në shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”? Për çfarë sigurie bëhej fjalë? Pse u tha se ishte zhvendosje e përkohshme, e mbeti e përhershme? Pse të mos funksionalizohet shkolla? Pse nuk bëhen fushata vetëdijesuese për rëndësinë e drejtimit të agrokulturës? Pse nuk ka bashkëpunim me fabrikat e prodhimit bujqësor në komunë me shkollën? Kush merr përgjegjësinë që ora mësimore, për shkak të mbingarkesës me nxënës të dy shkollave, ishte shkurtuar në 35 minuta? A nuk është kjo një nga dështimet më të mëdha të qeverisjes lokale të Lutfi Hazirit dhe për këtë të ndëshkohet menjëherë? Pse nuk ishte ndriçuar rruga për në shkollën periferike të bujqësisë? Pse nuk ishte bërë një trotuar për nxënësit dhe një transport i siguruar për të gjithë nxënësit që kanë pasur vështirësi sociale dhe ekonomike?
Ne zotohemi se do të përpiqemi ta funksionalizojmë shkollën shumëmilionëshe të bujqësisë, i financuar nga danezët, pasi dështimi i saj është skandali më i madh i dy mandateve të fundit të kryetarit aktual. Jemi në vitin 2021 dhe qeverisja komunale e la pa zgjidhje dhe mbingarkoi shkollën e mesme teknike. Në mandatin tonë qeverisës lokal, do të bëhen fushata vetëdijesuese për rëndësinë e drejtimit për bujqësi dhe do të lirohet shkolla tjetër e mbingarkuar. Do të nxitet bashkëpunimi me fabrikat e prodhimit bujqësor në komunë me shkollën. Do të rregullohen kushtet infrastrukturore për te shkolla e agrobiznesit “Arbëria”, me ndriçim, trotuare, transport publik etj.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/