Sado që ikën vitet dhe nganjëherë duket se po harrohen të bëmat e djalëri shqiptare megjithatë ata i ruan vetë historia dhe lufta e shenjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga: Izmi ZEKA
Një djalë i ri i cili iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut dhe zonat tjera, kur Kosova kishte më së shumti nevojë, kur Kosova ballafaqohej me ekzistimin e saj këtyre radhëve iu bashkua, Bashkim Selishta.
I rritur me baladat e heronjve dhe me trimërinë e Haki Efendisë e Mulla Idrizit, i frymëzuar nga jeta e Çerçiz Topullit e Hasan Prishtinës tani Dëshmori Bashkim Selishta përmbylli kaptinën e njohur në histori që pa atdhe të lirë nuk ka shpirt të lirë.
Sot kur po mbushen 20 vjet nga rënia e tij portreti i dëshmorit sa vjen e rritet dhe figura e tij merr dimension të veçantë në historinë më të re të Kosovës.
Sado që ikin vitet dëshmorët janë pika nga ku duhet të nisemi dhe të reflektojmë për gjeneratat që vijnë.
Bashkim ra ashtu si bien burrat, trimat vetëm për një qëllim që ishte edhe qëllim universal për një jetë të barabartë me gjithë popujt e botës.
Lufta e Bashkimit ishte njerëzore sepse ai mbrojti idenë e shtetit të lirë pa e dëmtuar askënd që shkruar shtruar i kapërcen vijat kufitare dhe gjeografike të një shteti.
Të luftosh për jetë njerëzore është e barabartë me ruajtjen e qenies shpirtërore dhe zhvillimit të saj.
Dëshmori i tanishëm i një shteti të ri paraqet mitin urban të Kosovës së lirë.
Nëse ne të gjallët kemi harruar nga jeta e tij, gjaku i derdhur do të mbetet në faqet e historisë kombëtare.
Kthesa e madhe historike u arrit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës andaj edhe lufta e saj dhe dëshmorët janë pikë referente ku Serbia mblodhi plaçkat njëherë e përgjithmonë.
Ai ra më 2 korrik 1999 në nja pabesi nga forcat serbe në ikje.
Sot dëshmori i bënë hije shtetit tonë dhe është pararojë e shtetësisë dhe zhvillimit të saj.