• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Politikë

Duaje Kosovën, qofte edhe veç pak!

Redaksia 2LONLINE 20 Gusht, 2019 4 min
 Duaje Kosovën, qofte edhe veç pak!

Kur pritjet janë të mëdha, edhe zhgënjimi është shumë i madh, prandaj Vetëvendosje dhe LDK kanë me u mundua me i përdorë të gjitha mjetet e mundshme me i ikë marrjes së pushtetit, sepse brenda njëqind ditësh-it të parë të qeverisjes, mbështetësit i kthehen në armiq, madje në armiq të fortë.

Shkruan: Ardian AZEMI

Më kujtohet kur boksieri i njohur shqiptar me renome botërore, Luan Krasniqi, ishte në ring, mezi këmbët e mbanin, ndërsa ne që e përcillnim duelin në të njëjtën kohë pinim çaj të zi e hanim fara të bardha, bërtisnim me nervozizëm; “q… nanën edhe një grusht bre çka je tu ba…!” Domethënë, fort e ngjashme është edhe kjo puna e pushtetit dhe opozitës.

Kryeministri në largim ( ai që po vjen), Ramush Haradinaj, për të qenë të sinqertë dhe sa më objektiv, ka pas mundësi të bëjë shumë më shumë se kaq. Është e vërtetë se ka gabime gjatë rrugës, sikurse që është e vërtetë se ka bërë shumë më shumë se mundësitë që i ka pasur, duke e ditë se në çfarë pozite ka qenë, dhe me kë ka qenë në koalicion.

Është mendjelehtësi me thanë se me PDK-në në koalicion, mundesh me bë shumë, dhe fort e njëjta situatë është edhe me LDK-në.

Është e pamundur me bë përpjekje për ta ndryshuar gjendjen në sektorë të ndryshëm duke qenë në bashkëqeverisje me këto dy parti. Nuk lejojnë ti prekësh aty ku iu është dashtë shumë vjen me instalua të keqen.

Thjeshtë, nuk lejojnë, të rrëzojnë, të lënë vetëm, edhe atëherë kur bëhet fjalë të jesh apo të mos jesh shtet. Bash hiç nuk iu intereson kjo!

Qytetarët kanë bindje të ndryshme politike, simpati për njërën apo për tjetrën parti. Është shumë normale me e lypë votën gjithkah kah mundesh, por është idiotizëm me iu dhënë njerëzve epitete, me i sharë, shantazhue etj.

Nuk fitohet votë veç duke e akuzua tjetrin. Votë fitohet duke i thënë popullit se ne e bëjmë këtë kësisoj, sepse siç është bë deri tani ka qenë gabim. Pra, votë fitohet me ofertë.

Mua nuk më ka rastisë të shoh një ofertë që më bindë se partitë opozitare e bëjnë më ndryshe se këto në pushtet. Sinqerisht, kemi parë vetëm akuza, dhe betonim të qëndrimeve për pozitën e kryeministrit, ani pse deklarojnë ndryshe.

A ka ma poshtërim për popullin, për të rinjtë, për intelektualët, se sa kur je në pushtet mbi një dekadë dhe pas gjithë kësaj, i thua atyre se ne do ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin..?!

Sinqerisht, kjo është hajgare me popullin, me gjithë këta të rinj e të reja që sytë i kanë kah institucionet e shtetit. Nuk luftohen këto dukuri nga ata që i kanë instaluar. Mund të thellohet e keqja nga këta, por jo të luftohet.

Tjetër shkollë qeverisëse, tjerë njerëz, dhe vizion ndryshe i duhen këtij vendi. E kanë dëshmua se nuk kanë vullnet për me i kapërcye interesat personale, grupore e partiake.

Koalicioni i djeshëm ndërmjet AAK-së dhe PSD-së, për mendimin tim, paraqet shpresë për këtë vend. Zgjerimi i këtij koalicioni, nënkupton zbehje e ndikimit të Beogradit në Kosovë përmes Listës Serbe. Kosovën e presin vendime përveç të mëdha, edhe të vështira, madje, shumë të vështira.

Qeveria e ardhshme që nga dita e parë, deshëm ose jo ta pranojmë, do të ballafaqohet me presione ndërkombëtare nga më të ndryshmet. Prandaj, për të dëshmua qoftë edhe veç pak dashuri për vendin, duhet të ndodh unifikimi, bashkimi i partive dhe mbështetja e njerëzve që janë këmbëngulës në të drejtën e shtetit dhe të popullit.

Kjo duhet të ndodh, mendoj unë se do të ndodh. Rastin e kemi ta bëjmë Kosovën shtet faktor në botë, të barabartë në dialog me Serbinë, dhe ta kemi një qeveri që nuk shkelë mbi të ardhmen tonë.

Etiketa:AAK Ardian Azemi Opinion politika PSD Qeveria shteti vendi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër

4 Korrik, 2022
Sport

Ja ku mund t’i gjeni dhe sa kushton bileta për ndeshjen SC

4 Korrik, 2022
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022

Reflektim socilogjik: Politikani (burri) i luftës dhe ai i paqes

3 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

LDK’ja – Qeverisë Komunale: Lërini eksperimentet, grahni punës!

23 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com