Sot vizitova familjen e Dëshmores së Kombit Hanumshahe Abdullahu-Zymberi me rastin e ditëlindjes së saj- Nushit. Takova nënën Irfane, një nënë e moshuar e përkundër viteve qëndron e fortë, në rrudhat e saj e lexoja forcën dhe krenarinë duke ja mundur dhimbjen.
Isha e vogël me moshë kur e njoha Nushin, jetonim të njëjtë lagje. Ishte frymëzim dhe motivim për ne. Një grua e zonja, një aktiviste e palodhur si në organizimet kulturore, patriotike dhe një kontribut të madh në fushën e arsimit si profesoreshë e gjuhës shqipe e me vonë edhe drejtoreshë e shkollës “Rexhep Elmazi’ deri ne kyçjen e saj në UCK, Zona e Karadakut.
Kontributi i madh i saj gjatë gjithë jetës deri në rënie për liri na bënë neve krenar për ta kujtuar gjithmonë me krenari.
Duke pa që institucionet tona nuk kanë bërë sa duhet për emrin e saj, unë kam vendos të bëj një çmim me emrin e Nushit për Festivalin Tradicional Mbarëkombëtar të
“Mollëkuqeve” që e organizoj unë si drejtoreshë e Festivalit, festival ku marrin pjesë artist të vegjël nga gjitha trojet shqiptare si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Kosova Lindore e Mali i Zi.
Thjesht artistët dhe Festivali i “Mollëkuqeve” do të nderohet me një nga çmimet që do ta mbajë këtë emër.
Lavdi e kujtimet më të mira gjithmonë për heroinën tonë, Hanumshahe Abullahu-Zymberi -NUSHI
/Arta Haziri-Nuhiu/