Në kujtim të Hanumshahe Abdullahu-Zymberit!

Në kujtim të Hanumshahe Abdullahu-Zymberit!

Gjilani, rrethina e Kosova lirshëm mund të krenohen me emra të mëdhenj që dhanë shumë nga vetja për ta bërë Kosovën të lirë, e gjithë shqiptarinë në një tërësi territoriale.

Një emër që ende nuk është analizuar sa duhet dhe përmbush boshllëkun historik të kësaj ane është intelektualja, atdhetarja Hanumshahe Abdullahu-Zymberi.

Sot është ditëlindja e saj e 55-të e Nushit, e cila në moshë të re iu bashkëngjitë vargut të gjatë të dëshmorëve të kombit dhe jo vetëm të kombit, por të gjithë atyre që luftojnë për liri dhe pavarësi shtetërore.

Nushi, siç quhej nga shokët është modeli më emblematik i ndryshimit të kohërave, rrjedhës historike dhe përmbylljes me sukses I luftës për çlirim.

Nushi përfaqësonte plejadën e rilindësve, motrave Qiriazi, madhështinë e Ismaill Qemajlit, luftën e kaçakëve të maleve të Shqipërisë thënë me një fjalë përfaqësonte shtetësinë e një populli të robëruar.

Nushi ra bashkë me shokun e jetës Tefikun kur përballja kishte një fund çlirimin arbëror.

/IZMI ZEKA/

KOMENTE