Pas shpalljes së rezultateve të konkursit anonim letrar “Flaka e Janarit”, 2017, që u bë dje pasdite në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, nga kryetari i Jurisë, prof dr. Anton Nikë Berisha , gjatë ditës së sotme janë paraqitur dhe disa nga fituesit të cilët kanë deshifruar krijimet e tyre.
Irena Gjoni, shkrimtare dhe studiese e letërsisë nga Saranda, është fituese e dyfishtë e këtij konkursi. Poezia që u vlerësua me Çmimin e parë, “Eh Penelopë që thurr e shthurr veten”, me shifër: Gladiatori, doli të jetë e saj. Gjithashtu edhe tregimi që u vlerësua nga Juria me Çmimin e parë:“Njeriu me ngjyrën e tokës”, me shifër: Aviatori, doli të jetë gjithashtu i saj.
Poezia e vendit të dytë: “Ëndërra e saj”, me shifër: E kujt ishte andrra, doli të jetë e poetit dhe publicistit nga Prishtina, Fadil Lepajës.
Autorë të tregimeve “Te qershia e kuqe”, shifra: Kokrra e qershisë dhe “Aromë bujarie”, shifra: Diaus, pas deshifirimit, dolën të jenë, Muhamet Halili nga Gjilani si dhe Linditë Doda nga Burreli ( Shqipëri).
Vendi i tretë i poezisë, “Lyra e shpirtit tim”, me shifër: Dëgjoje zërin tim, doli të jetë e epoetes vushtriase, Ermira R. Jusufit. Ndërsa tregimi i vendit të dytë “Ti dhe hëna”, me shifër: Hëna, ende nuk është deshifruar akoma.