Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dita e enjte dhe e premte do të jenë me diell dhe pak vranësira, kurse nga dita e shtune priten zbritje të lehta të temperaturave, për të vazhduar të dielën për afro 8C më ulët se temperaturat e ditës së sotme.
Kjo gjendje e zbritjes së fushave termike është pasojë e ndërrimit të drejtimit të erës nga juglindja në veri dhe veriperëndim, do të thotë se nga këto drejtime Ballkanin do ta përfshijnë masat e freskëta të ajrit. Mirëpo në bazë të analizave të parashikimeve numerike, sinoptike dhe imazheve satelitore reshje shiu nuk pritet të kemi.