“Për shkak të një defekti në gypin primar të ujësjellësit, diametri fi 150 mm AC, në rrugën “Abetarja”, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në lagjen Malësia”, thuhet në një njoftim të Kompanisë “Hidromorava”, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja njoftimi i plotë:
KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan
Njësia Kamenicë
Njoftim për konsumatorët në lagjen Malësia, Kamenicë
Kamenicë, 26 gusht 2020 – Të nderuar konsumatorë! Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në gypin primar të ujësjellësit, diametri fi 150 mm AC, në rrugen “Abetarja”, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në lagjen Malësia.
Ekipet teknike janë duke punuar në evitimin e defektit në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet si më parë.
Deri në njoftimin e radhës, Ju falemnderojmë për mirëkuptim!
Tel: 044 98 30 93
Përgjegjësi i Njësisë së KRU “Hidromorava” Sh.a
Kamenicë.