DYLON

Po punohet në rregullimin e sheshit në qytetin e Vitisë

Po punohet në rregullimin e sheshit në qytetin e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Në qytetin e Vitisë kanë filluar punimet në rregullimin e sheshit në qendër të Vitisë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar nga afër punimet që janë duke u zhvilluar.

Kryetari Haliti bëri me dije se me rregullimin e këtij sheshi do të krijohet më shumë hapësirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në qytetin e Vitisë.

“Me rregullimin e këtij sheshi do të krijojmë më shumë hapësirë për lëvizje në qendër të qytetit pa mjete motorike. Pra me këtë projekt synohet që qendra e qytetit të Vitisë, të shndërrohet në hapësirë për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe çiklistëve duke zhvendosur parkingung që gjendet afër parkut dhe duke bllokuar komunikacionin për lëvizjen e mjeteve motorike. Gjithashtu ky shesh do të bashkohet me parkun “ Nijazi Azemi” dhe do të shndërrohet në një hapësirë publike që do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët tanë” u shpreh Haliti. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.