Konfirmohet edhe një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës. Deri më tani në këtë Komunë janë gjithsej 14 persona të prekur nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot pas testeve të bëra për tre qytetarë të Komunës së Kamenicës, ka njoftuar se një prej tyre ka rezultuar pozitiv ndaj virusit SARS-CoV-2.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë apel tek qytetarët që të mos bëjnë panik por të marrin seriozisht situatën.
“Nga mostrat e marra nga IKShP për testim, një grua 61 vjeçare nga Hodonoci ka rezultuar pozitiv. Çështjen e virusit Korona duhet ta marrim me seriozitet. Jo të shkaktojmë panik, por të kujdesemi dhe t’i kushtojmë rëndësi higjienës, distancës sociale e të qëndruarit në shtëpi”, ka thënë ai.