Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll, që pritet të jetë shumë interesante.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.
Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 25 pikë apo nga 11 fitore dhe tri humbje deri më tani, andaj përballja pritet të jetë shumë interesante.
Takim mjaft interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.
Superliga – Java 17
Të shtunën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
19:00 Ponte Prizreni – Rahoveci
Të dielën takohen:
17:00 Peja – Golden Eagle Ylli
19:00 Feronikeli – Trepça