Dritës, si duket po i rrëshqet nga dora titulli i kampionit, pas barazimit të sotshëm në derbin me SC Gjilanin, që përfundoi 1:0, ndërkohë që pretendenti tjetër për titull, Ballkani ka shënuar fitore ndaj Llapit 1:0.
Kështu që ndryshon tani edhe renditja tabelare, ku Ballkani merr kreun e tabelës me 69 pikë, ndërsa Drita zbret e dyta me 67 pikë, dy xhiro para përfundimit të kampionatit.
Java e 35-të
Drita – Malisheva
Ballkani – Ferizaj
Java e 36-të
Drenica – Drita
Gjilani – Ballkani
Kur jemi te derbi lokal mes SC Gjilani – FC Drita, ashtu edhe siç pritej ishte një ndeshje e fortë ku deri në fund nuk do reshti “lufta”, për rezultatin e dëshiruar. Në fakt, SC Drita ishte ajo që shënoi e para, përmes Rron Brojës në minutën e 32’, të takimit, por se e lëshoi fitoren nga dora, pasi Gjilani barazoi nga penalltia, përmes lojtarit Mevlan Zeka në minutë ne 82’.
Deri në fund, futbollistët e skuadrës bardh e kaltër, kërkuan golin e fitores për të mos humbur hapin për titull, por përveç se nuk ia dolën, skuadra e tyre mund të ndëshkohej krejtësisht dhe Gjilani të shënonte fitore, pasi iu mundësua kështu të ketë disa raste shënimi, por se në disa sosh Dritën e shpëtoi edhe pozicioni jashtë loje i lojtarëve kuq e bardh.
Përndryshe, SC Gjilani vazhdon ta mbajë pozitë ne tretë, tani me 52 pikë, pesë më shumë se Dukagjini që është e katërta në tabelë.
Java e 35-të
Llapi – Gjilani
Dukagjini – Trepça ‘89
Java e 36-të
Gjilani – Ballkani
Ferizaj – Dukagjini
Interesant është fakti se në xhiron e fundit, pikërisht Gjilani që ndali Dritën, ka ballafaqimin me Ballkanin dhe mund të vije situata që fati i Dritës për titull kamioni, të mudn të varet nga kjo ndeshje.
Gjithsesi duhet pritur xhiron e radhës për të parë rrjedhjen e e mëtutjeshme të këtij fund-kampionati. /2LONLINE/