DYLON

Plani taktik policor “Kthesa” i Antidrogës së Policisë, vë në pranga të dyshuarin dhe sekuestron mbi 25 kilogram drogë

Plani taktik policor “Kthesa” i Antidrogës së Policisë, vë në pranga të dyshuarin dhe sekuestron mbi 25 kilogram drogë
Avatar photo Redaksia

Më datë 14.05.2023 rreth orës 09:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetim e Trafikimit  me Narkotikë, Sektori Qendror pas pranimit te informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative në terren, në bazë të dyshimeve se i dyshuari mund të këtë në posedim një sasi të substancës narkotike, në koordinim me Policinë Kufitare në Han të Elezit është ndaluar i dyshuari dhe i është kontrolluar automjeti.

Në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë (Prokurorinë e Shtetit dhe Gj. E P. Paraprake) në Prishtinë është realizuar Plani Taktik policor i koduar me emrin ‘’KTHESA’’, ku gjatë  kontrolleve të zhvilluara në tri (3) lokacione: një banesë në Fushë Kosovë dhe dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi njëzet e pesë kilogram (25 kg 134 gr.) substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, të ndara në pesë (5) paketime.

EkoHigjiena

Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro).

Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe automjeti/vetura Ford Focus ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me vet autorizim, ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin.

Sektori Qendror i Hetimeve kundër Narkotikëve (SQHN) është mbështetur edhe nga: Drejtoria e Teknikës Kriminalistike në Prishtinë, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në Prishtinë, Patrulla Policore e stacionit policor në Obiliq dhe Patrulla Policore e stacionit policor në Fushë Kosovë.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

Hetimet janë duke vazhduar nga Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori Qendror. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.