Derbi më i madh lokal në Kosovë, Gjilani – Drita do të zhvillohet këtë fundjavë, të dielën nga ora 15:00.
Ndeshja pritet të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në të cilin aktualisht po zhvillohen punimet për rregullimin e infrastrukturës në këtë impiant.
Por, sikur gjithmonë, në organizimin e kësaj ndeshje angazhohen jo vetëm klubet dhe kompanitë private të sigurimeve, por edhe Policia e Kosovës.
Në këtë rast, Zyra për shtyp në Policinë Rajonale të Gjilanit njofton:
“Jemi duke biseduar me dy klubet. Policia e Kosovës ofron gatishmëri maksimale për mbulimin e organizimit të derbit në qytetin e Gjilanit. Ne iu kemi komunikuar klubeve gatishmërinë tonë maksimale, andaj tani nuk varet më nga Policia e Kosovës. Klubet janë duke biseduar dhe do të publikojnë së shpejti vendimin zyrtar”.