Sfida kryesore e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës, mes Prishtinës dhe Ballkanit u mbyll pa gola dhe me barazim 0:0.
Ndeshja u karakterizua me shumë ndërpreje gjatë gjithë ndeshjes dhe me zhagitje të lojës. Dy ekipet i patën rastet e tyre për t’i rrezikuar portat, por që nuk arritën t’i shfrytëzonin siç është më së miri.
Pas këtij barazimi Ballkani rikthen kreun me 41 pikë të tubuara, një më shumë se ndjekësi i parë, Drita.
Prishtina zë vendin e katërt me 38 pikë aq sa ka edhe Gjilani.