Pavarësisht se bëhet fjalë për një rang më të ulët garash, pasi që përveç Dritës, këtë vit edhe Gjilani do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës, nga të dy taborët paralajmërohet se sërish derbi lokal do të jetë në qendër të vëmendjes.
Sulmuesi i Gjilanit, Ismet Ramushi, thotë se derbi ndërmjet skuadrave t Gjilanit e Dritës ka ekzistuar dhe do të ekziston përgjithmonë. pavarësisht se në çfarë rangu le të jetë ai. Sipas tij edhe këtë vit do të jetë një derbi i përmasave sikur në Superligë, meqë të dy taborët e tifozëve dinë të krijojnë një atmosferë fantastike.
Edhe rivali i tij, ish portieri i Dritës, tani trajner në këtë skuadër, Afrim Shahini, është i të njëjtit mendim me Ramushin, sa i përket derbit lokal të skuadrave gjilanase duke thënë se gjithmonë do të zgjon kërshërinë e adhuruesve të futbollit
Ai tha se në rast se skuadrat luftojnë për kreun e tabelës, atëherë rivaliteti rritet edhe më shumë, saqë derbin e bënë edhe më madhështor dhe më interesant.
Po ashtu derbi i skuadrave gjilanase përjetohet shpirtërisht sidomos tek tifozeria e të dyja gaborreve, skifterëve(Gjilani) dhe intelektualëve(Drita).
Meriton Ajvazi, adhurues i Dritës, thotë se vetëm në ballafaqim me Gjilanin, ndjenë kënaqësi për ta shikuar dhe përjetuar një ndeshje futbolli dhe me fanatizëm dëshiron që çdo herë të mposhtet skuadra e Gjilanit, derisa Ardit Jerliu, tifoz i Gjilanit nuk e fsheh dëshirën e tij të madhe, që çdo fitore e skuadrës së tij të zemrës është e mirëseardhur, por ajo kundër Dritës e ka peshën dhe vlerën e saj të jashtëzakonshme. /2lonline/