Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social ‘Facebook’ u ka bërë një kërkesë qytetarëve kosovarë që të mos i konsumojnë pijet e gazuara Coca – Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes.
“Të nderuar vëllezër dhe motra, kam një kërkesë- lutje nga ju. Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja, ju lus me sinqeritetin më të thellë që t’i bojkotoni, mos i konsumoni ‘Coca Colën, Fantën, Sprite dhe Schweppes’. Ngase këto produkte janë të atij “regjimi” që po vret dhe masakron popullin palestinez. Mos të bëhemi në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.