“Komuna e Vitisë është natyrshëm e lidhur me Gjilanin, dhe një nga qytetet më të bukura të vendit. Në bashkëbisedim me Kryetarin Sokol Haliti dhe stafin e tij, vlerësuam se ka një sërë projektesh me rëndësi të veçantë në sferën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik lokal”, ka bërë me dije deputeti i LDK-së, Faton Bislimi.
Ai ka shtuar se si deputet i Kuvendit të Republikës, do krijojnë sinergji në përkrahje të këtyre projekteve dhe do të shërbej edhe si zë i vitiasëve, rajonit të Anamoravës, gjithherë duke qenë në shërbim të vendit dhe Republikës sonë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Vitia dhe Kryetari Haliti meritojnë jo vetëm respektin por edhe angazhimin e shtuar të përkushtimit qeveritar, pasi që Komuna e Vitisë është zonë kufitare dhe vatër e rëndësishme e diversitetit kulturor e religjioz”, ka thënë Bislimi. /2LONLINE.com/