DYLON

OAK: Të ulet në 5% TVSH në turizëm dhe ushqim

OAK: Të ulet në 5% TVSH në turizëm dhe ushqim
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me kërkesë të bizneseve anëtare i është drejtuar me një kërkesë Kryenministrit Hoti, dhe institucioneve relevante për uljen e TVSH-së në 5 % për sektorin e turizmit dhe ushqimit.

Kjo është kërkesë e vazhdueshme që OAK është duke e bërë por që nevoja tani është edhe më e madhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe vështirësive që ka shkaktuar pandemia tek këta sektor, duke qenë ndër më të prekurit e kësaj periudhe, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Një stimulim i tillë e sidomos tani do të ndikonte pozitivisht tek këta sektor dhe në rritjen e turizmit brenda vendit.

EkoHigjiena

Lidhur me këtë OAK ka hulumtuar edhe vendet e rajonit, të cilat kanë reduktuar Tvsh-në shumë më herët, duke përfshirë Shqiperinë në 6% që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut në 5%, Mali i Zi 7%, duke na bërë kështu vendin me tvsh-në më të lartë, thuhet në letrën e dëguar.

Duke rikujtuar që biznesi është në gjendje shumë të rënd si rrjedhojë e mospërkrahjes nga ana e shtetit e sidomos ky sektor i cili është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, OAK ka kërkuar që të përkrahet kjo iniciativë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.