Kartela identifikuese mund të jetë benificioni i vetëm që mund ta fitojnë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Këtë fat ata mund ta kenë nëse Kuvendi nuk arrin ta votojë Qeverinë e re, veprim i cili do ta qonte vendin në zgjedhje.
Në rrethana të tilla, Kuvendi do të shpërbëhej dhe deputetët e rinj do të humbnin mandatin dhe benificionet që mund t’i fitonin si deputetë, shkruan tribuna.
Kjo pasi Rregullorja e Kuvendit të Kosovës nuk e përcakton kohën se sa duhet ta ushtrojë mandatin një përfaqësues i zgjedhur nga populli, në mënyrë që të përfitojë benificione nga shtetit. Në këtë rregullore tregohet vetëm për përgatitjet rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, mënyrën e betimit të deputetëve si dhe për mënyrën e përzgjedhjes së kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit, por jo edhe për mandatin.