Pamja e Kuvendit duket e pandryshuar nga legjislatura e kaluar, përveç deputetëve që kanë ndryshyar.
Deputetët e PDK-së kanë zënë ulëset mesin e sallës. Deputetët e LDK-së, ata të LDK-së, AAK-së po ulen në vendet e më parshme njofotn gazetari i gazetës “Kosova Sot”.
Deputetët e PDK-së Agim Ceku, Margarita Kadiru, Zenun Pajaziti, Gëzim Kelmendi, Labinota Murtezi-Demi, janë disa nga deputetët e parë që kanë zënë vend në pjesën qendrore të sallës, gjë që lë të kuptojë se ata po tentojnë të marrin të drejtën të jenë grupi më i madh parlamentar që u jep mundësitë të zgjedhin Kryeparlamentarin nga radhët e tyre.
Haradinaj dhe Mustafa janë ulur në vendet ku uleshin depuetët e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Albin Kurti ka zënë vend në anën e majtë të sallës së Kuvendit, aty edhe ku është caktuar të jetë partia e tij, Lëvizja “Vetëvendosje”.
Poashtu, shumë përfaqësues diplomatik kanë arritur në Kuvend, të ambasadës britaneze, franceze. Në mesin e tyre edhe përfaqësuesi special i BE-së Samuel Zhbogar.