Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur bashkëpunimin e Ramush Haradinajt me Gjykatën Speciale.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit për “Zërin e Amerikës”.
Përndryshe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeminsitrit. pasi kishte marrë thirrje të paraqitet për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.
“Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, kishte thënë Haradinaj.