Trajneri Damir Mullaomeroviq nuk do të mund ta udhëheqë Z Mobile Prishtinën në ndeshjen e tretë të serisë finale basketbollistike kundër Rahovecit, që luhet të martën (20:30).
Mullaomeroviq të hënën është gjobitur dhe suspenduar nga Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Ai ka marrë një gjobë prej 300 eurosh dhe është suspenduar për një ndeshje, të tretën për shkak të sjelljeve ndaj personave zyrtar në duelin e fundit, të cilin Prishtina e humbi në Rahovec.
Për këtë ndeshje, është gjobitur edhe Dardan Berisha, por me 100 euro për shkak të gabimit teknik. Ndërkohë, pa gjobë nuk ka shpëtuar as Rahoveci.
Rahovecit i është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh derisa lojtari Deshon Minnis është gjobitur me 100 euro.