Dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale “grabitje”

Dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale “grabitje”

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. I., duke i shqiptuar dënim prej 4 (katër) vite burgim efektiv dhe dënim me gjobë prej 5000 (pesëmijë) Euro.

I akuzuari me datën 29.10.2018, rreth orës 02:00, në pompën e benzinës “Veda Com” në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, në bashkëveprim me dy të pandehur të tjerë me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, të armatosur dhe të maskuar nën kërcënim e armëve kanë kryer grabitjen, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pompe dhe më pas marrin 500 (pesëqind) Euro, më pas duke ikur me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me këto veprime i akuzuari A. I., “në bashkëveprim ka kryer veprën penale grabitje”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë ka veçuar procedurën penale ndaj dy të pandehurve K. R. dhe B. M.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

KOMENTE