Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, thotë se Flora Brovina e ka keqkuptuar rolin e saj ceremonial.
“Zonja Brovina duhet ta ketë të qartë se ajo pozitë që i është alokuar asaj në seancën e kaluar dhe në këtë seancë është thjeshtë pozitë ceremoniale. Ajo nuk ka të drejtë të bëjë vendime politike për pasojë 83 deputetët, kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe kanë pasur edhe një vullnet të shprehur edhe në seancën e kaluar, do ta kenë të njëjtin vullnet, për pasojë nuk mund të presim marrëveshje të tjera”, tha Demaku për RTV21.
Ajo tha se seanca konstituive duhet të thirret sa më shpejt.
“Seanca duhet të thirret sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të procedohet me punë në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.
vetëvendosje thotë se po pret përgjigjen e Bllokut LDK-AAK-NISM për të ditur se si do të veproj në seancën kur pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
“Ky qëndrim do të mirret në të ardhmen, natyrisht prapë po them se varet krejt nga koordinimi që kemi dhe arritja e marrëveshjes apo jo. Ne do të veprojmë siç kemi vepruar në seancën e kaluar, do të marrim qëndrimin tonë dhe do të veprojmë si opozitë në të gjitha rastet nëse nuk kemi marrëveshje me Bllokun”, tha ajo.