Përvjetori i shtatë i pavarsisë së Kosovës po afrohet. E sipas të gjitha gjasave, flamuri i Kosovës nuk do të valojë në vendin që ishte vendosur para shtatë vitesh, tek rrethi në hyrje të Prishtinës nga Veterniku.
Ky nënçmim që po i bëhet flamurit shtetëror, sidomos nga Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje, vazhdimisht është kritikuar, duke e akuzuar partinë e Albin Kurtit se po vepron njëjtë si Serbia, duke mos e njohur shtetin e as flamurin e Kosovës.
Veprimtari Adem Demaçi ka thënë për Indeksonline se nëse Vetëvendosje vendos që në Komunën e Prishtinës ta vendos si simbol shtetëror flamurin kombëtarë për Ditën e Pavarësisë, atëherë ky subjekt po i hap rrugë problemeve të reja.
Sipas tij, ka kaluar koha e mendimeve për Bashkim Kombëtar me Shqipërinë, dhe se tanimë të dy shtetet kanë pavarësinë e tyre, dhe që të dyja janë të ndara edhe në bazë të simboleve shtetërore.
“Kosova tash është e ndarë prej Shqipërisë. Flamuri kombëtar është flamur kombëtar. Ne për këtë ditë të madhe duhet të prezentohemi me flamurin tonë shtetëror. I mirë i keq është i yni”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.
Ai është shprehur se VV nuk duhet të bëjë probleme të reja.
“Tash duhet me mendu mirë se çka do të bëhet nëse ne dalim me flamur kombëtarë. Vetëvendosje nuk duhet të nxjerrë probleme të reja. Duhet të merremi me këto që i kemi. Lara, lara nuk shkon kjo far pune”, ka thënë ndër tjerash Demaçi.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=142049