Sot Komandën e Forcave Tokësore (KFT) e vizituan Pedagogët dhe Kursantët e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë( FARSH) së bashku me oficerë të FSK-së, që janë pjesë e këtij kursi.
Delegacioni u prit nga Shefi Shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha të cilët i falënderoi për mbështetjen që janë duke dhënë në zhvillimin, edukimin dhe profesionalizmin e oficerëve të Forcës se Sigurisë së Kosovës.
Para të pranishmëve u prezantua një brifing informues me detyrat punën dhe angazhimin e Forcave Tokësorë duke u bazuar në Misionin e Forcës se Sigurisë se Kosovës. /2LONLINE/