DYLON

Zëvendësministri Syla me ekipin e tij vizitojnë Artanën dhe Ranillugun

Zëvendësministri Syla me ekipin e tij vizitojnë Artanën dhe Ranillugun
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me ekipin e tij, në kuadër te vizitave nëpër komunat e Republikës se Kosovës, vizituan Komunën e Artanës (Novobërdës) dhe Komunën e Ranillugut.

Gjatë vizitës në Komunës se Artanës, zëvendësministri Syla u prit nga nënkryetarin i kësaj Komune, Bajrush Ymeri, drejtorët e tre drejtorive si dhe me zyrtarin Policisë së stacionit të Artanës.

EkoHigjiena

Kurse, në Komunën e Ranillugut, ai u takua me nënkryetarin e Komunës, Arton Dubova dhe stafin e tij.

Në të dy takimet diskutuan rreth menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për mundësitë e bashkëpunimit ne këtë fushë, në kuadër te misionit të Ministrisë së Mbrojtjes- mbështetja ushtarake për autoritetet civile.

Përveç tjerash, zëvendësministri Syla u ofroi bashkëpunim dhe mbështetje dy komunave në hartimin e dokumenteve bazike siç është për vlerësimin e rreziqeve, planin operativ emergjent lokal, planin e ushtrimeve, trajnime dhe certifikime për njësitë reaguese dhe ato vullnetare të komunave në Qendrën e Nacionale të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin, si dhe planifikimin dhe zbatimin e ushtrimeve, me theks të veçantë ushtrimet ne tavolinë.

Palët u akorduan që vizitat e tilla dhe bashkëpunimi të intensifikohet dhe të konkretizohet me rezultate të prekshme në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.