Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë, delegacioni Ittalian i Forcave Ajrore ka qëndruar për vizitë në Gardën Kombëtare (GK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku u mirëprit nga zëvendës komandanti i GK kolonel Shaip Haziri.
Gjatë kësaj vizitë delegacioni Italian u njoftua me detyrat, misionin e Gardës Kombëtare si dhe sfidat në zhvillimin e kapaciteteve të Njësisë së Helikopterëve.
Me këtë rast delegacioni Italian ka ofruar mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve të Kërkim & Shpëtimit për Njësinë e Helikopterëve dhe kapacitetet e Kërkim Shpëtimit tokësor, duke potencuar rëndësinë e madhe që ka në zhvillimin e FSK-së sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit .
Në fund të vizitës kolonel Haziri ka falënderuar delegacionin Italian për vizitën dhe kontributin e vazhduar që po ofrojnë në zhvillimin e njësive të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/