DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të kanosjes dhe të vjedhjes së veturës

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të kanosjes dhe të vjedhjes së veturës
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të kanosjes dhe të vjedhjes së veturës, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

KANOSJE

Gjilan, maj – shtator 2022. Më 21.09.2022 viktima femër  kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër  kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E VETURËS

Rr. Nato 99, Gjilan 21.09.2022 – 03:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.