Një delegacion i UEFA-s, të mërkurën, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Kjo vizitë vjen pas takimit që drejtuesit e FFK-së patën me përfaqësuesit e UEFA-s në Budapest, e ku u diskutua e ardhmja e ligave kombëtare dhe ku u aprovua kërkesa e FFK-së për pjesëmarrjen e një klubi tjetër në garat evropiane që nga viti i ardhshëm.
Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i UEFA-s do ta shikojë gjithë rrjedhën e garave si dhe projektet që po i realizon FFK-ja dhe ato që parashikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme.
Po ashtu, delegacioni i UEFA-s, do të mbajë edhe një konferencë për media. Për kohën e konferencës mediat do të njoftohen me kohë.