Berlin – Me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Berlinit, z. Uwe Freyschmidt, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, i prirë nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhe Nënkryetari i Degës Regjionale në Prizren z. Visar Ostrozubi, morën pjesë në Konferencën e 20-të, të avokatëve nga Evropa e mbajtur për dy ditë me radhë në Berlin.
Konferenca këtë vit zhvilloj punimet me temën e lirive dhe të drejtave të njeriut, me theks të veçantë liritë dhe të drejtat e njeriut në Ukrainë.
Në këtë Konferencë ishin të pranishëm shumë Presidentë (Kryetarë) dhe përfaqësues të Odave të ndryshme të shteteve të Evropës si nga Anglia, Gjermania, Franca, Italia, Polonia, Austria, Ukraina e shtete të tjera.
Delegacioni i Kosovës, u takua me shumë përfaqësues dhe krerë të avokatëve nga shtete të ndryshme, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mirëpritur të njëjtit në vizita eventuale në Kosovë. /2LONLINE/