DYLON

Sigal Uniqa sponsor gjeneral i Superligës së femrave

Sigal Uniqa sponsor gjeneral i Superligës së femrave
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, sot, ka nënshkruar edhe një marrëveshje të re bashkëpunimi tejet me rëndësi. Kompania e sigurimeve “Sigal Uniqua Group Austria”, e cila tash e një kohë është partnere e FFK-së, do të jetë zyrtarisht sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin kosovar dhe nga sot e tutje kjo ligë do të emërtohet Sigal Superliga e femrave, njofton FFK.

Marrëveshjen e sponsorizimit e nënshkruan presidenti Agim Ademit dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari.

EkoHigjiena

Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të këtij katërvjeçari të presidentit Ademi, andaj do të punohet në vazhdimësi për krijimin e kushteve sa më të mira dhe përkrahja dhe përkushtimi nuk do të mungojë.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Sigal-it, Avni Ponari u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me FFK-në dhe për kontributin që kjo kompani do ta jepë në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.